Thaçi deklarohet i pafajshëm pas zgjerimit të aktakuzës

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar i pafajshëm pas zgjerimit të aktakuzës

Ish udhëheqësi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi

Pas zgjerimit të aktakuzës kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar i pafajshëm.

Ndonëse, Thaçi ka pohuar se e ka pranuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar të datës 29 prill 2022, ai ka deklaruar se aktakuzën e re nuk e ka kuptuar për shkak të redaktimeve të shumta.

“Nuk i kam kuptuar për arsye se nuk kam pasur mundësi t’i lexoj ato, sepse janë shumë të redaktuara”, ka thënë Thaçi kur është pyetur se a i ka kuptuar se çfarë duan të thonë akuzat e reja në aktakuzën e konfirmuar.

“Deklarohem i pafajshëm”, ka thënë Thaçi.

No description available.

Ndërkaq, avokati mbrojtës i Thaçit ka thënë se për shkak të redaktimeve të shumta është i pamundur kuptimi i plotë i aktakuzës.

“Kjo e bën klientin tim të mos kenë mundësi të kuptojnë se cfarë saktësisht po paraqet ZPS, ata vazhdojnë të shtojnë volume materialesh dhe redaktime të shumta, redaktime të shumta ka pasur në të kaluarën dhe tash po bëhen tani. Me këto redaktime është e pamundur të kuptohet. Ai do të vetëdeklarohet i pafajshëm në këtë moment”, është shprehur avokati mbrojtës i Thaçit.

Ndërkaq, seanca është mbyllur.

Ndryshe, ish- krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), do të përballen edhe me akuza të tjera që pritet t’ua rëndojnë rastin.

Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit pritet që t’iu rëndohen akuzat për krime të luftës, kësaj here nën pretendimet se janë kryer në fshatrat Semetishtë e Budakovë të Suharekës.

“Anëtarët e UÇK-së ua hoqën lirinë së paku 12 personave pa një proces të rregullt ligjor, duke i mbajtur ata në lokacione në Budakovë/Budakovo1 dhe Semetishtë/Semetište2 në periudha të ndryshme ndërmjet 4 korrikut 1998 dhe 29 prillit 1999”, thuhet në Anekset e aktakuzës, sipas faqes zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës

Në anekset e aktakuzës, pa përmendur emra, thuhet se pjesëtarët e UÇK-së i kanë shkaktuar viktimave lëndime fizike e psikike.

“Anëtarët e UÇK-së shkaktuan vuajtje ose lëndime serioze mendore ose fizike, ose sulmuan seriozisht dinjitetin njerëzor të viktimave duke i ndaluar në mënyrë arbitrare (shih Pikën 3). Anëtarët e UÇK-së, gjithashtu, u shkaktuan viktimave vuajtje ose lëndime të rënda mendore ose fizike, ose sulmuan seriozisht dinjitetin e tyre njerëzor, duke i keqtrajtuar dhe/ose përmes kushteve të cilave iu nënshtruan viktimave gjatë ndalimit të tyre”, thuhet në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara.

Një pesë e madhe e këtyre anekseve janë të redaktuara, që i bie se publiku i gjerë nuk ka çasje në shumë prej detajeve, siç janë emrat e shumë personave të përmendur.

Në aneksin 7 të aktakuzës së publikuar flitet edhe për një rast që supozohet se ka ndodhur në një konvikt në Komunën e Gjilanit.

Sipas këtij aneksi, viktima supozohet të ketë qenë civil dhe jo në uniformë ushtarake.

“Në fund të korrikut 1999, [REDAKTUAR] u dërgua me veturë nga vendi i tij i punës në Konviktin e Gjilanit/Gnjilane. 2 Në konvikt, ai u kontrollua dhe iu morën çelësat e makinës dhe kartën e identifikimit dhe iu gris patenta e shoferit. 4 Atij nuk iu tha arsyeja e ndalimit apo arrestimit dhe nuk u akuzua për kryerjen e ndonjë krimi”

Për këto aneksa të reja të aktakuzës, Dhomat e Specialzuara kanë caktuar katër seanca ku të akuzuarit do të deklarohen për fajësinë.

Deri më tash asnjë nga të akuzuarit e Gjykatës Speciale nuk e ka pranuar fajësinë, të gjithë, pa përjashtim, janë deklaruar të pafajshëm para trupit gjykues.

Zgjerohet aktakuza kundër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika