Raportohet se Hungaria do të shtyjë ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO

Parlamenti i Hungarisë nuk do të ratifikojë anëtarësimin e Suedisë në NATO para pushimit të verës

Parlamenti i Hungarisë nuk do të ratifikojë anëtarësimin e Suedisë në NATO para pushimit të verës, pasi kjo çështje nuk është përfshirë në agjendën e javës së ardhshme, raportuan mediat hungareze.

Portalet hvg.hu dhe index.hu raportuan se Parlamenti, ku shumicë është partia Fidesz e kryeministrit Viktor Orban, do të shtyjë edhe më tej votimin duke u thirrur në përkeqësimin e raporteve me Suedinë.

Zyra për media e Parlamentit hungarez nuk ka konfirmuar këto raportime, por ka thënë se agjenda për seancën e javës së ardhshme do të finalizohet të enjten.

Ligjvënësja opozitare e majtë, Agnes Vadai, shkroi në Facebook se Orban nuk do ta hedhë në votim pranimin e Suedisë në NATO në seancën e javës së ardhshme.

Ministria e Jashtme suedeze nuk i është përgjigjur kërkesës së Reuters për të komentuar për këtë çështje.

Suedia dhe Finlanda hoqën dorë nga politika shumëvjeçare e mosangazhimit ushtarak pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës vitin e kaluar. Të dyja shtetet kërkuan siguri më të madhe duke shprehur dëshirën që t’i bashkohen NATO-s. Finlanda u bë anëtare e aleancës në prill, por procesi për Suedinë ka qenë më i ngadalshëm.

Suedia po kërkon që t’i bashkohet aleancës gjatë samitit të 11 dhe 12 korrikut. Përderisa Stokholmi ka mbështetje nga shtetet e tjera anëtare, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Turqia dhe Hungaria deri më tani nuk kanë ratifikuar pranimin e Suedisë në NATO.

Me procesin e ratifikimit të bllokuar në Parlamentin hungarez që nga korriku i vitit të kaluar, Orban në shkurt për herë të parë shprehu shqetësimet lidhur me anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO.

Ai ka akuzuar të dyja shtetet se po “përhapin gënjeshtra” lidhur me demokracinë dhe sundimin e ligjit në Hungari, edhe pse ligjvënësit hungarezë në fund të marsit ratifikuan pranimin e Finlandës në aleancë./REL

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika