Krasniqi: Shtatë vjet më parë, Majlinda Kelmendi ia solli Kosovës medaljen e parë të artë olimpike

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka kujtuar ngjarjen historike kur xhudistja e njohur, Majlinda Kelmendi, solli medaljen e parë të artë olimpike në Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kujtuar mbretëreshën e xhudos kosovare, Majlinda Kelmendi, e cila i solli Kosovës medaljen e parë të artë olimpike.

“Shtatë vjet më parë, në Rio De Janeiro, mbretëresha e xhudos sonë – Majlinda Kelmendi, i solli Kosovës medaljen e parë të artë olimpike! Çfarë kujtimi!”, ka shkruar Krasniqi.

Ndryshe, xhudistja Majlinda Kelmendi i ka sjellë Kosovës medaljen e parë të artë olimpike, pas triumfit në finale ndaj italianes Odette Giuffrida.

Ajo pati triumfuar në kategorinë deri në 52 kilogramë në Lojërat Olimpike “Rio 2016”. Kosova ishte futur për herë të parë në mesin e shteteve që kanë fituar medalje të artë nga këto Lojëra Olimpike.

Me këtë rast, Kelmendi kishte shkruar historinë e shtetit të Kosovës duke fituar medalje të artë në pjesëmarrjen e parë të Kosovës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika