Gjashtë vjet burg për dy zyrtarët e Prizrenit për rastin “Abi Çarshia”, një nga ta është deputete e VV-së

Dy ish-zyrtarë të Komunës së Prizrenit janë dënuar me nga tre vjet burg nën akuzat për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Një nga të dënuarit është deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje

Gjykata Themelore e Prizrenit ka marrë vendim për dënimin e dy ish-zyrtarëve të Komunës së Prizrenit, të cilët dyshohen se kanë keqpërdorur detyrën apo autoritetin zyrtar.

Islam Thaqi, ish-drejtor i Inspektoratit dhe Jetmira Vrenezi, ish-udhëheqëse e sektorit të Ndërtimtarisë njëherësh deputete e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, janë dënuar me nga 3 vjet burg dhe me nga 2.000 euro gjobë për rastin e rrënimit të aneksit të “ABI Çarshisë”, më 19 dhe 21 korrik 2019.

“I akuzuari I.Th, në cilësinë e Drejtorit të Inspektoratit në Komunën e Prizrenit, duke ditur se nuk kanë të drejtë të bëjë rrënimin e objektit, pasi i dëmtuari ka aplikuar për legalizim në përputhje me vendimin e MMPH të datës 27.08.2018, jep pëlqimin, organizon dhe merr pjesë aktive në rrënimin e objektit ‘Abi’ Sh.P.K., në Prizren”, thuhet në njoftim.

Jetmire Vrenezi – Lëvizja VETËVENDOSJE!
Jetmire Vrenezi – Lëvizja VETËVENDOSJE!

“E akuzuara J.V., në cilësinë e inspektores së ndërtimit duke ditur se nuk kanë të drejtë të bëjnë rrënimin e objektit të të dëmtuarit, meqë është në kundërshtim me vendimit e MMPH të datës 27.08.2018, përveç inspektimeve që kanë kryer në objektet, e akuzuara J.V., merr konkluzion mbi rrënimin e objektit ‘Abi Çarshia’ pronë e ‘Abi’ Sh.P.K., me datë 15.07.2019”, thuhet në njoftimin e gjykatës të martën”, vijon njoftimi.

Sipas Gjykatës, të akuzuarit nuk i kanë respektuar ligjet e aplikueshme dhe udhëzimet administrative.

Ndërkaq, katër të akuzuarit e tjerë janë liruar nga akuzat.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika