Komuna e Prishtinës hap thirrjen për subvencionim me 70 euro për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe private

Secila familje e Prishtinës që të hyrat i ka nën 500 euro dhe ka fëmijë të moshës 9 muaj deri në 6 vjet do të subvencionohen me 70 euro.

Besianë Musmurati

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka bërë të ditur se është hapur thirrja për subvencionim me nga 70 euro për familjet, të cilat duan t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në çerdhe private.

Ajo tha se secila familje e Prishtinës që të hyrat i ka nën 500 euro dhe ka fëmijë të moshës 9 muaj deri në 6 vjet, do të subvencionohen me 70 euro.

“Kemi hapur thirrjen me nga 70 euro për subvencionim për familjet e Prishtinës për t’i regjistruar fëmijët në çerdhe private. Kjo është metodë e re që të rrisim përfshirjen sa më të madhe të fëmijëve për edukim të hershëm. Secila familje e Prishtinës që të hyrat I ka nën 500 euro dhe ka fëmijë të moshës nga 9 muaj deri më 6 vjet, subvencionohet me 70 euro për çdo çerdhe private të licencuar”, tha ai.

Po ashtu, ajo bëri të ditur se kategoritë që kanë përparësi për subvencionim janë nënat vetushqyese, fëmijët bonjakë, fëmijët me nevoja të veçanta, fëmijët me prindër të divorcuar, fëmijët e invalidëve të luftës dhe veteranëve të UÇK-së.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika