Kurti mbledh kryesinë e partisë: Në planin e dialogut do të insistojmë të hiqen masat e BE-së ndaj Kosovës

“Në planin e dialogut do të insistojmë që të respektohet marrëveshja e nënshkruar në Bruksel dhe të hiqen masat e BE-së ndaj Kosovës”, citohet të ketë thënë kryetari i LVV-së, Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherësh kryeministër i vendit, të dielën e tre shtatorit ka mbledhur kryesinë e partisë.

Në njoftimin e LVV-së thuhet se gjatë takimit pati një gamë temash të diskutuara e që ndër to ishte edhe plani i dialogut, në prag të takimit midis dy liderëve në Bruksel.

“Në planin e dialogut do të insistojmë që të respektohet marrëveshja e nënshkruar në Bruksel dhe të hiqen masat e BE-së ndaj Kosovës”, citohet të ketë thënë Kurti.

Po ashtu, në mbledhje theksohet se u diskutua për çështje politike dhe organizative në prag të fillimit të sesionit vjeshtor.

“Nën drejtimin e Kryetarit, njëherazi Kryeministrit, Albin Kurti, Sekretarit Organizativ, Alim Rama, dhe Koordinatorit për Qendra, Valon Hoti, në takimin me qendra ku të pranishëm ishin të gjithë përfaqësuesit tanë nëpër komuna të Kosovës u fol për situatën politike në vend dhe për përgatitjet që kemi bërë për fillimin e sesionit vjeshtor të punës. Ky do të jetë një vit i suksesshëm sa i përket agjendës legjislative. Do të kalojnë ligje të rëndësishme e që përforcojnë reformën që kemi filluar në ekonomi dhe drejtësi, por hapësirë do të ketë edhe për propozime të tjera që vijnë nga qytetet tjera të vendit e që kanë rëndësi për zhvillimin dhe progresin tonë të gjithmbarshëm”.

Sipas Kurtit, Qeveria do të vazhdojë ta ketë prioritet luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend si dhe krijimin e parakushteve për paqe dhe siguri në secilën pjesë të Republikës.

Pos këtyre, prioritet i tij potencohet të jenë edhe politikat zhvillimore që krijojnë mundësi dhe vende të reja pune në Kosovë.

“Kurse në planin e mbështetjes për pakicat kombëtare dhe jo kombëtare do të vazhdojmë ta ndihmojmë komunitetin shqiptar në Luginë siç kemi bërë deri më tani, duke ndihmuar njëherit edhe komunitetet jo-shumicë në Kosovë siç bëmë së fundi me fondin 3 milionësh për mbështetjen e organizatave, ndërmarrjeve, që drejtohen nga këto komunitet”.

“Për çështje të nivelit lokal u theksua rëndësia për votimin e faljes së tatimit në pronë deri në 100 euro si masë e qeverisë tonë. Kjo ka afat deri me 15 shtator të këtij viti andaj duhet iniciuar seanca të jashtëzakonshme komunale që kjo çështje të votohet. Te çështjet organizative u fol për punën e shtuar që duhet bërë në ngritjen e opozitbërjes nëpër secilën komunë, në fuqizimin e qendrave tona, në shtimin e anëtarësimeve të reja, në mënyrë që kësisoj shumë shpejtë t’i kompletojmë strukturat tona për të garuar në secilin qytet të Republikës”, vijon njoftimi.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika