Zyrtari i BE-së: Sanksionet ndaj Kosovës janë të përkohshme dhe hap i kthyeshëm

Sapo të arrihet shtensionimi i situatës në veri në përputhje me rekomandimet e BE-së, Kosovës do t’i kthehet ndihma financiare dhe politike, ka thënë shefi për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, Alessandro Bianciardi

Shefi për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, Alessandro Bianciardi, ka thënë se sanksionet e vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës janë “të përkohshme dhe hap i kthyeshëm”.

Siç është shprehur ai, sapo të arrihet shtensionimi i situatës në veri në përputhje me rekomandimet e BE-së, Kosovës do t’i kthehet ndihma financiare dhe politike.

“Dua ta tërheq vëmendjen tuaj për pengesat aktuale në zhvillimin e ardhshëm të bashkëpunimit. Meqenëse stabiliteti politik është aq i rëndësishëm në sigurimin e prosperitetit të Kosovës, situata aktuale politike na bën thirrje të gjithëve për deeskalimin e situatës në veri. Në këtë drejtim, BE-ja ka miratuar një sërë masash për ta bërë të qartë mesazhin dhe ka pezulluar dispozitën për ndihmën financiare për Kosovën. Do të doja të theksoja se këto janë masa të përkohshme dhe hap i kthyeshëm. Shkalla jonë e plotë e asistencës financiare dhe angazhimit politik do të rifillojë sapo qeveria ta realizojë përshkallëzimin e situatës në përputhje me rekomandimet e BE-së”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se shpreson që shtensionimi të ndodhë sa më shpejt, në mënyrë që BE-ja ta kthejë fokusin e saj në reformën e Kosovës.

“Shpresojmë që shumë shpejt ta lëmë pas dhe ta kthejmë fokusin tonë në reformën që është vendimtare për ta afruar Kosovën me Bashkimin Evropian”, është shprehur Bianciardi, pas konferencës që pati me ministrin e Mjedisit, Liburn Aliu, për udhëzimin administrativ rreth qeseve plastike.

BE-ja e ka sanksionuar Kosovën pas tensioneve në veri gjatë majit dhe qershorit./EO

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika