Abdixhiku: Radojçiq t’u dorëzohet organeve kosovare të drejtësisë

Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Milan Radojiçiq duhet t’u dorëzohet organeve kosovare të drejtësisë.

“Një përpjekje e kot dhe gjithsesi e vonshme e Serbisë dhe Presidentit Vuçiq për t’u distancuar nga organizimi dhe strehimi i terroristëve të Banjskës. Tani që stërvitja, armatosja, mbështetja logjistike e vet strehimit të terroristëve kanë dalë në shesh botërisht përpjekjet e tilla janë lëvizje dëshpëruese për distancim”.

“Terroristi Radojiçiq duhet t’iu dorëzohet organeve kosovare të drejtësisë, si pjesë e pashmangshme e bërjes se drejtësisë për vrasjen e heroit Afrim Bunjaku. Një vend kandidat për në BE nuk duhet të tolerohet me një politikë të tillë”.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të mbajë përgjegjës institucionet udhëheqëse të Serbisë, politike dhe ato të sigurisë, për një tendencë të tillë. Për Kosovën, në të njëjtën kohë, është e domosdoshme fitorja e betejës diplomatike sot dhe rikthimi i pozicionit tonë të drejtë në raport me Serbinë”, ka thënë Abdixhiku për KlanKosova.

Organizatori i sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, Milan Radojiçiq, është ndaluar për 48 orë nga autoritetet serbe. Ai pas sulmit të 24 shtatorit, kishte marrë përgjegjësinë për përgatitjen e të gjithë aksionit, ku mbeti i vrarë zyrtari policor, Afrim Bunjaku./KlanKosova

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika