Mosmarrëveshje mes Spanjës dhe Izraelit, për shkak të kritikave për ofensivën në Gazë

Në Spanjë, anëtarët e Qeverisë majtiste janë konfrontuar me kritika nga Izraeli pas ofensivës ushtarake në Rripin e Gazës. Madridi e ka hedhur poshtë kategorikisht akuzat e Izraelit se disa prej anëtarëve të Qeverisë spanjolle janë rreshtuar në radhët e terrorizmit

Palestinezët duke shikuar për viktima nën rrënojat e një ndërtese të shkatërruar nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës.

Anëtarët e Qeverisë majtiste të Spanjës e kanë kritikuar ofensivën ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës, duke nxitur mosmarrëveshje mes dy vendeve.

Madridi zyrtar i ka hedhur poshtë si “të pavërteta” akuzat e Ambasadës së Izraelit në Spanjës se disa prej anëtarëve të Qeverisë spanjolle janë rreshtuar krah për krah me terrorizmin duke bërë “deklarata të turpshme”.

“Qeveria spanjolle i hedh poshtë kategorikisht të pavërtetat që përmban komunikata e Ambasadës së Izraelit për disa prej anëtarëve të saj”, shkroi Ministria e Jashtme e Spanjës të hënën vonë në X, ish-rrjetin social Twitter.

Ajo shtoi se nuk pranon “asnjë sugjerim të tillë të pabazë”.

Në komunikatën e saj, Ambasada e Izraelit tha se “anëtarë të caktuar të Qeverisë së Spanjës kanë vendosur të rreshtohen në radhët e terrorizmit të ngjashëm me ISIS-in”.

Përveç tjerash, tha ajo, “këto janë deklarata plotësisht të pamoralshme të cilat e rrezikojnë sigurinë e komunitetit hebraik në Spanjë”.

Ambasada izraelite nuk përmendi emra në deklaratën e saj.

Megjithatë, ministrja e Spanjës për të Drejta Shoqërore, Ione Belarra, e cila mori pjesë në tubimet pro-palestineze në Madrid të dielën, i përsëriti kritikat ndaj ofensivës izraelite në Gaza edhe të martën.

Ajo tha se askush nuk e mohon dhimbjen e shkaktuar nga sulmet e Hamasit në Izraelit “por Izraeli po e mohon dhimbjen e palestinezëve”.

“Ne duhet patjetër ta ngremë zërin për t’i dhënë fund përgjithmonë këtij gjenocidi”, tha Belarra në një intervistë për një radio, shkruan REL.

Izraeli e ka rrethuar Rripin e Gazës dhe nuk po lejon futjen e ushqimit, ujit, karburantit dhe rrymës që nga sulmi vdekjeprurës i Hamasit më 7 tetor.

Ushtria izraelite e mohon se ka krizë humanitare në Gaza duke ngulur këmbë se ka furnizim me ujë dhe rrymë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika