Biden do t’i drejtohet kombit, fokusi te siguria globale

Presidenti amerikan, Joe Biden do ta mbajë një fjalim para kombit, dhe fokusi pritet të jetë në Ukrainë dhe përkeqësim të situatës së sigurisë në botë

Presidenti amerikan, Joe Biden

Presidenti amerikan, Joe Biden, do ta mbajë një fjalim para kombit pas mesnate, dhe fokusi pritet të jetë në Ukrainë dhe përkeqësim të situatës së sigurisë në botë.

Ai pritet ta përmendë edhe luftën në mes të Izraelit dhe Hamasit, teksa përgatitet t’ia kërkojë Kongresit amerikan 100 miliardë dollarë si fonde, pjesa më e madhe e të cilave pritet të ndahet për Kievin.

Biden do t’i drejtohet kombit prej Dhomës Ovale në Shtëpinë e Bardhë, hapësirë që ish-presidentët amerikanë e kanë shfrytëzuar për të mbajtur fjalime në periudha kritike për kombin.

“Presidenti Biden do t’i adresohet kombit për ta diskutuar përgjigjen tonë ndaj sulmeve terroriste të Hamasit kundër Izraelit dhe për luftën brutale të Rusisë kundër Ukrainës”, ka thënë Sekretarja për Media e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean- Pierre.

Biden ka thënë gjatë një vizite në Tel Aviv, më 18 tetor, se do t’i kërkojë Kongresit paketë ndihme, dhe 60 miliardë dollarë mund të ndahen për Ukrainën, 10 miliardë për Izraelin, si dhe fonde për Tajvanin në kufirin jugor amerikan.

Fjalimi do të mbahet pasi Rusia e ka nisur një tjetër valë sulmesh me dronë dhe raketa kundër pesë rajoneve ukrainase, duke shkaktuar dëme në infrastrukturën civile dhe atë të energjisë, kanë thënë zyrtarë ushtarakë ukrainas.

Një total prej 17 dronëve dhe raketave janë nisur kundër shënjestrave në Donjeck, Mikollaiv, Sumoj, Dnjipropetrovsk dhe Herson, ka thënë ushtria ukrainase.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka dënuar sulmet.

“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi që ky shtet terrorist të mbahet përgjegjës. Terrori rus duhet të humbë”, ka shtuar mes tjerash Zelensky.

Lufta e Rusisë në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 20222.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika