Lirimi me dorëzani i Dejan Pantiq, flet avokati Arbër Jashari

Avokati Arbër Jashari

Avokati Arbër Jashari, në emisionin “FIVE’ në RTV Dukagjini, ka diskutuar për lirimin me dorëzani të Dejan Pantiqit, i cili ka thënë se dorëzania është njëra prej masave për sigurinë e të pandehurit në procedure penale.

“Është një prej masave alternative krahas paraburgimit, arrestit shtëpiak, thirrjes, urdhërarrestit, premtimit që s’do t’i afrohet vendit apo personit të caktuar edhe paraqitjes në stacionin policorë. Si masë është shumë e vjetër në legjislacionin tonë”, ka thënë avokati Jashari.

Jashari ka thënë se gjatë kohës së fundit kjo masë po praktikohet shpesh dhe në raste kur të pandehurit janë të komunitetit serb.

Spas bindjes së lirë të avokatit Arbër Jashari, dorëzania po shndrrohet nga një masë e të pandehurit në procedurë në një dënim.

Dejan Pantiq, i cili dyshohet për sulme terroriste në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është liruar nga arresti shtëpiak.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi, e cila ka thënë se gjykata nuk ka pranuar kërkesë për vazhdimin e arrestit shtëpiak nga ana e PSRK-së.

Lexo dhe: Dejan Pantiq lirohet nga arresti shtëpiak

Ajo tutje bëri të ditur se Gjykata ka pranuar kërkesën për zëvendësimin e masës së arrestit shtëpiak me masën e dorëzanisë prej 30 mijë eurosh.

“Mirëpo, me datën 04.09.2023 nga mbrojtësi i të pandehurit D.P av.Ljubomir Pantovic, gjykata ka pranuar kërkesën për zëvendësimin e masës së arrestit shtëpiak me masën e dorëzanisë, ashtu që me datën 05.09.2023 gjykata nga Prokurori i Shtetit nga PSRK ka pranuar parashtresën-pëlqimin me të cilën ka propozuar që masa e arrestit shtëpiak kundër të pandehurit D.P të zëvendësohet me masën e dorëzanisë sipas nenit 177 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2 të KPP-së, pas deponimit të shumës prej 30.000.00 Euro”, ka thënë Gashi.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika