Macron do të vizitojë Izraelin

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të vizitojë Izraelin të martën, më 24 tetor

Presidenti francez, Emmanuel Macron

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të vizitojë Izraelin të martën, më 24 tetor, për të shfaqur solidaritetin me këtë shtet dhe për të vazhduar punën për lirimin e pengjeve që po mbahen në Rripin e Gazës.

Sipas Presidencës franceze, Macron do të bisedojë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe do të takohet me banorë që kanë shtetësi izraelite dhe franceze që kanë familjarë të vrarë, por edhe familjarët e pengjeve.

Macron po ashtu mund ta shfrytëzojë këtë vizitë për të biseduar me partnerët arabë në rajon, tha Presidenca franceze, pa dhënë më shumë detaje.

Izraelin e ka vizituar javën e kaluar presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, që shprehu mbështetjen e shtetit të tij për Izraelin, pas sulmeve vdekjeprurëse të militantëve të Hamasit më 7 tetor.

Që nga sulmet e koordinuara të Hamasit, Izraeli ka bombarduar pareshtur Rripin e Gazës, territor që kontrollohet nga Hamasi dhe ku jetojnë 2.3 milionë palestinezë.

Izraeli është zotuar për një sulm tokësor në Gazë, përderisa ka thënë se synon të zhdukë militantët e Hamasit.

Gjatë sulmeve të 7 tetorit, Hamasi ka marrë 222 pengje. Dy pengje amerikane u liruan ditë më parë, pas ndërmjetësimit të Katarit. Shtetet perëndimore po punojnë me shtetet rajonale në Lindjen e Mesme për të liruar më shumë pengje që po mbahen nga militantët palestinezë./REL

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika