“Ibrahim Rugova”, Abdixhiku njofton për nisjen e shkollës politike të LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar planin e saj për themelimin e një shkolle politike që do të quhet "Ibrahim Rugova". Ky njoftim është bërë nga Lumir Abdixhiku, lideri i LDK-së. Kjo shkollë politike do të ofrojë një kurrikulë dy mujore me 10 ligjërata të ndryshme, duke u fokusuar në tema të ndryshme politike dhe shoqërore

Lumir Abdixhiku, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të nis shkollën politike, të cilën e kanë vendosur ta quajnë “Ibrahim Rugova”.

Këtë e beri të ditur i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili theksoi se të rinjtë në këtë shkollë e kanë mundësinë për të mësuar rreth të djathtës, republikës, rugovizmit e shumë të tjera që lidhen më shtetin e politikën.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, mbështetur nga NDI, USAID dhe SDC, fton gjithë të rinjtë e të rejat nga mosha 18 deri në atë 25 vjeçare, të bëhen pjesë e ligjërimeve politike në këtë shkollë. Nëpërmjet një kurikule dy mujore, të ndarë në 10 ligjërata, këtu, në Selinë Qendrore të LDK-së, ju do të mësoni për të djathtën, për Republikën, Rugovizmin, ekonominë e tregut, shtetin, institucionet shtetërore e ato ndërkombëtare. Do të mësoni dhe për kampanjen e aktivizimin partiak, sikurse dhe për programin tonë politik ‘Rruga e Re’”, ka shkruar Abdixhiku.

Gjithashtu, Abdixhiku bëri të ditur se ligjëratat për 20 studentët e parë do të fillojnë që nga muaji nëntor.

“Do të mësoni dhe për kampanjen e aktivizimin partiak, sikurse dhe për programin tonë politik ‘Rruga e Re’.  Nga ligjëruesit tanë më të mirë, ju do të merrni jo vetëm njohuritë thelbësore politike, por nëpërmjet mysafirëve të shumtë të jashtëm pjesë e këtyre ligjëratave, ju do të njiheni dhe me përvojën e tyre të pasur. Të 20 studentët e përzgjedhur në kë klasë të parë do të nisin ligjërimet që nga muaji nëntor i këtij viti.  Bëhuni pjesë e gjeneratës së parë të Shkollës Politike ‘Ibrahim Rugova’.  Suksese në aplikim, dhe ju mirëpresim”, ka shtuar i pari i LDK-së.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika