Banorja e re në BBVK: E di që do u pëlqej të gjithëve, do ta bëj hallakamë brenda

Konkurrentja më e re e Big Brother VIP Kosova që hyri të premten brenda shtëpisë është Kader Kicaj.

Në klipin e saj prezantues, ajo u shfaq përplot vetëbesim, derisa ka theksuar se brenda “do ta bëjë hallakamë”, pa pasur mëdyshje se do t’u pëlqejë djemve të shtëpisë.

Ajo ka thënë se tri triparet e saj janë, spontaniteti, pozitiviteti dhe vetëbesimi.

“Do ta bëj hallakamë, e di që do t’u pëlqej të gjithëve”, ka thënë ajo pos tjerash.

Me të hyrë në shtëpi, Kaderi ka marrë vëmendje të madhe nga banorët e tjerë.

Prej tyre që u shpreh më së shumti ishte Ganiu. Ai tha se më nuk ka nevojë të bëhen hyrje të tjera në shtëpi dhe se mjafton Kaderi.

Bile ai në një moment u shpreh: “Ja paska vlejt pritja”.

Për të kuptuar më shumë rreth Kaderit, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika