Skandaloze: Askush nga FFK-ja nuk merr pjesë në zbulimin e shtatores së Erion Kajtazit

"Erioni ka qenë lojtar i Kombëtares, edhe nëse kanë inate me Trepçën 89 sot është dashur të vijnë për hir të familjarëve të tij".

Shtatorja e ish-reprezentuesit të grupmoshave të Kosovës u vendos pranë stadiumit që mban emrin e tij tek Liqeni Akumulues në Mitrovicë.

Këtë të diel u përjetësua përgjithmonë shtatorja e futbollistit mitrovicas, Erion Kajtazi.Shtatorja e ish-reprezentuesit të grupmoshave të Kosovës u vendos pranë stadiumit që mban emrin e tij tek Liqeni Akumulues në Mitrovicë.

Por, çuditërisht në këtë organizim nuk mori pjesë askush nga Federata e Futbollit të Kosovës, gjë të cilën për RTV Dukagjinin e konfirmoi presidenti i Trepçës 89′, Abedin Zeka.

“Organizimi ka shku shumë mirë, i falenderoj të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen, po ashtu edhe fytyrat publike si Ministrin Çeku, deputetët e shumë të tjerë. Por, unë dhe familja Kajtazi jemi të dëshpëruar me mospjesëmarrjen e askujt nga FFK-ja. I kemi bërë ftesë zyrtare. Në rregull, kryetari Agim Ademi paska qenë jashtë shtetit(kështu janë arsyetu), por ku janë të tjerët? Në FFK-kë punojnë edhe njerëz të tjerë, është dashur të vijnë”.

No description available.
Shtatorja e zbuluar sot

Tutje, Zeka shtoi “Erioni ka qenë lojtar i Kombëtares, edhe nëse kanë inate me Trepçën 89 sot është dashur të vijnë për hir të familjarëve të tij”.

RTV Dukagjini ka provuar të kontaktojë me të parin e FFK-së, po linja ka qenë e padisponueshme.

Në kërë organizim mori pjesë ministri Çeku dhe shumë fytyra të njohura nga bota e sportit dhe jo vetëm.

No description available.
Ministri Çeku duke mbajtur fjalim

Ceremonia u organizua nën patronatin e Presidentit të KF Trepça’89 FC Abedin Zeka dhe me Iniciativën e Klubit dhe familjes Kajtazi.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika