Dyshohet se vrau një grua shtatzënë, Policia italiane në kërkim të kosovarit 

Një 41-vjeçar nga Kosova dyshohet se ka vrarë një shtetase italiane, 27-vjeçare në Treviso të Italisë. Policia italiane ka thënë se i dyshuari për vrasjen e 27-vjeçares italiane,41-vjeçar me origjinë nga Kosova

Një 41-vjeçar nga Kosova është duke u kërkuar nga policia italiane.

Kjo pasi ai dyshohet se vrau një grua italiane (27 vjeç), e cila ishte shtatzënë, në Treviso të Italisë.

Mediat italiane raportojnë se sipas analizave të para, ajo u vra me plagë të shumta me thikë në gjoks.

41-vjeçari raportohet se pas vrasjes është arratisur me një furgon në pronësi të kompanisë ku punon dhe është ende në arrati.

Gjithashtu, tetorin e viti të kaluar viktima ka denoncuar kosovarin për përndjekje.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika