Parandalohet një rast i kontrabandimit të mallrave në Leposaviq

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandimit të mallrave në komunën e Leposaviqit

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandimit të mallrave në komunën e Leposaviqit.

Rasti raportohet të ketë ndodhur të shtunën, rreth orës 23:00.

“Më datën 31.12.2023 rreth orës 23:30, pas një angazhimi të Njësive për Ndërhyrje të Shpejtë (NJNSH) -Veriu në bashkëpunim me (NJNSH)-Lindje në Jashanicë të komunës së Leposaviqit është kapur një kombi i tipit Mercedes ngjyrë e bardhë, i cili kishte lëvizë nga Serbia për në Republikën e Kosovës përmes rrugëve të pa autorizuar për kalim kufiri”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas njoftimit, i dyshuari me të vërejtur se është diktuar nga operatorët e NJNSH-së kishte braktisë automjetin dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

“Pas kontrollimit të automjetit vërtetohet se i njëjti ishte i mbushur me gjëra ushqimore dhe pije alkoolike”, vijon njoftimi.

Në lidhje me rastin janë informuar njësitet relevante dhe automjeti është dërguar në Terminalin Doganor për procedura të mëtutjeshme ligjore.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika