Dërgohet në mbajtje i mituri që goditi me veturë një këmbësor në Pejë

Është arrestuar një person i mitur pasi i njëjti duke drejtuar veturën, dyshohet se e ka goditur një këmbësor

Është arrestuar një person i mitur pasi i njëjti duke drejtuar veturën, dyshohet se e ka goditur një këmbësor, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në Pejë, të shtunën e 20 janarit.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Pejës, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që i njëjti duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Pejës,  ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika