Australia shfuqizon skemën e “vizave të arta” për të pasurit

Një skemë vizash e krijuar për të tërhequr investitorë të huaj në Australi është hequr nga qeveria

Foto ilustrim

Australia e ka shfuqizuar skemën e të ashtuquajturave “viza të arta”, të cilat u kanë mundësuar investitorëve të pasur që të jetojnë në këtë vend.

Ndonëse synim kishte tërheqjen e investimeve të huaja, zyrtarët qeveritarë kanë gjetur së fundi se skema ka prodhuar “rezultate të dobëta ekonomike”.

Kritikët kanë argumentuar për kohë të gjatë se skema është shfrytëzuar prej “zyrtarëve të korruptuar” për t’i ruajtur mjetet e fituara në mënyrë ilegale.

Kjo skemë tani do të zëvendësohet me një program të vizave për punëtorë të kualifikuar.

Mijëra viza janë dhënë në kuadër të programit për të pasurit, qysh prej vitit 2012, dhe pothuajse 85 për qind e aplikimeve të suksesshme kanë qenë prej Kinës, sipas të dhënave qeveritare.

Skema ka paraparë që kandidatët që kanë fituar këtë vizë është dashur të investojnë në Australi 3.3 milionë dollarë amerikanë, raporton REL.

Edhe Mbretëria e Bashkuar ka vepruar njëjtë më 2022, duke u dhënë fund skemave që u mundësojnë të pasurve lehtësim të procedurave për qëndrim, pas shqetësimeve për qarkullim të parave të pista ruse në territorin e saj.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika