Policia jep detaje për aksidentin fatal në Fushë-Kosovë

Një person është arrestuar pas aksidentin fatal që ndodhi të martën e 30 janarit në Fushë Kosovë

Ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin që la një të vdekur në Fushë-Kosovë, të martën e 30 janarit.

Policia njofton se njëri nga vozitësit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Aksidenti ka ndodhur në mes të dy veturave dhe një këmbësori, i cili nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave dhe një këmbësori mashkull kosovar. Si pasojë, këmbësori nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njëri nga vozitësit mashkull kosovar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Shija e redaktorit

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

Të fundit nga rubrika