Gjendet e vdekur një shtetase e huaj në magjistralen Ferizaj – Prishtinë

Një shtetase e huaj është gjetur e vdekur mbrëmjen e së mërkurës në magjistralen Ferizaj-Prishtinë. Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, ka thënë për Dukagjinin se trupi i pajetë është gjetur i shtrirë në autostradën “Arbër Xhaferi”, dhe pas konfirmimit të vdekjes nga mjeku kujdestar, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion

Ilustrim

Një grua është gjetur e vdekur mbrëmjen e së mërkurës në magjistralen Ferizaj – Prishtinë.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, i cili ka thënë se mjeku kujdestar ka konfirmuar se personi femër, shtetase e huaj, është pa shenja jete.

Ai ka bërë të ditur se trupi i pajetë është vërejtur rreth orës 20:00 nga një patrullë policore e autostradës në shiritin emergjent të autostradës “Arbër Xhaferi” në kilometrin e 24-të.

“Sot rreth orës 20:00, në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ drejtimi Ferizaj-Prishtinë  km i 24-të,  patrulla  policore e autostradës, ka vërejtur një person  të shtrirë në rrugë (shiritin emergjent).  Policia ka njoftuar emergjencën, mjeku kujdestar ka konfirmuar se personi femër, shtetase e huaj është pa shenja jete. Në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante për trajtimin e rastit, po ashtu ka dalë edhe prokurori” ka thënë Krasniqi për Dukagjinin.

Ndërsa, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion dhe rasti mbetet nën hetime.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika