Pak interesim nga serbët për të shfrytëzuar degët e improvizuara bankare

Pak interesim është parë sot në njërën nga bankat që Serbia i ka hapur afër pikave kufitare me Kosovën, shkaku i ndalimit të përdorimit të dinarit. Katër degë të tilla janë hapur e pak serbë u panë duke kryer shërbime në njërin që televizioni Dukagjini e vizitoi

Rreth 50 kilometra rrugë i duhen një qytetari të veriut të Kosovës që të mbërrij të pika kufitare që ndan shtetin me atë të Serbisë, në Jarinjë.

Me të kaluar këtë pikë kufitare, ata që nga e hëna kanë degët bankare të modifikuara për të bërë shkëmbimin e euros në dinar apo për të kryer ndonjë shërbim tjetër.

Ekipi i televizionit është interesuar të martën për të parë nëse ka interesim nga serbët lokal që të shfrytëzojnë këto hapësira të improvizuar nga Serbia.

Kjo në Jarinjë është vetëm një nga katër që i ka hapur Serbia. Të njëjtat janë edhe afër vendkalimeve kufitare në Bërnjak, Konçul dhe Merdarë.

Siç ka njoftuar e ashtuquajtura “Zyrë për Kosovën” ngritja e këtyre degëve është me qëllim që të mundësohen pagesat me para të gatshme për qytetarët e saj nga Kosova, si dhe për të siguruar qasje sa më të afërt, arkë, ATM dhe shërbime të tjera bankare.

Sipas asamblistit dhe qytetarit të komunës së Mitrovicës Veriore, Betim Osmani, veprimi nuk është nuk është asgjë më shumë se viktimizim i Serbisë.

Vendimi i BQK-së që rregullon përdorimin e valutave përfshirë dinarin serb, që është përdorur në masë të madhe nga serbët lokal, ka nxitur reagime të shumta në vend dhe në mesin e zyrtarëve ndërkombëtarë.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika