Dua Lipa zbulon detajet e albumit të ri

Dua Lipa ka zbuluar titullin, kopertinën, listën e këngëve dhe datën e publikimit të albumit të saj të tretë të plotë

Dua Lipa

Dua Lipa ka zbuluar titullin, kopertinën, listën e këngëve dhe datën e publikimit të albumit të saj të tretë të plotë.

“Radical Optimism”, është albumi që do të publikohet më 3 maj, i cili përbëhet nga 11 këngë, duke përfshirë dy këngët paraprake, “Houdini” dhe “Training Season”.

Kopertina albumit e shfaq këngëtaren në ujë, vetëm disa metra larg nga një peshkaqen.

Lipa muajt e fundit ka dekoruar qilimat e kuq dhe skenat e shfaqjeve të çmimeve për të performuar këngët e saj më të fundit dhe për të festuar kontributin e saj në kolonën zanore të Barbie.

Lipa e bëri njoftimin më 13 mars, duke shpërndarë kopertinën e albumit, të fotografuar nga Tyrone Lebon, në Instagramin e saj.

Lista e plotë e këngëve:

1.End Of An Era

2.Houdini

3.Training Season

4.These Walls

5.Whatcha Doing

6.French Exit

7.Illusion

8.Falling Forever

9.Anything For Love

  1. Maria
  2. Happy For You

Shija e redaktorit

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

Të fundit nga rubrika