Hajdari lanson tri thirrje publike për ndërmarrjet mikro

MINT do të përkrahë ndërmarrjet mikro përmes thirrjeve publike e që kapë shumën prej 2.5 milion euro. Sipas ministres, përkrahja financiare do të kontribuojë në rritjen e prodhimit dhe përpunimit, përmirësimin e bilancit tregtar, rritjen e investimeve dhe punësimit

Rozeta Hajdari konferencë për media

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë(MINT), Rozeta Hajdari, në konferencë për medie ka shpalosur lansimin e tri thirrjeve publike për përkrahjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme për blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese.

“Nga vlera prej 2.5 milionë euro, 1.7 milion euro do të jenë për grant-skemën për blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese, 500 mijë euro për grant-skemën për certifikimin e produkteve, si dhe 300 mijë euro për grant-skemën për digjitalizimin e bizneseve”, ka thënë Hajdari.

Sipas ministres, përkrahja financiare do të kontribuojë në rritjen e prodhimit dhe përpunimit, përmirësimin e bilancit tregtar, rritjen e investimeve dhe punësimit, duke përfshirë edhe nxitjen e bizneseve për kontribuim, raportoi RTK përcjell Portali Dukagjini.

“Sektorët prioritar me potencial janë përpunimi i produkteve ushqimore, prodhimi dhe përpunimi i pijeve, prodhimi dhe përpunimi i drunjve dhe mobileve, prodhimi dhe përpunimi i produkteve kimike, prodhimi dhe përpunimi  i produkteve të gomës dhe plastikës, prodhimi dhe përpunimi i produkteve minerale jometalike, prodhimi dhe përpunimi i metaleve dhe produkteve të fabrikuara metalike”, ka thënë ajo.

Pjesë bëjnë edhe prodhimi dhe përpunimi i pajisjeve elektrike, makinerisë dhe pajisjeve për këtë. Ndërkaq grant-skema për digjitalizimin e bizneseve përfshin një game më të gjerë investimesh.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika