Kosova pret Greqinë në stadiumin “Fadil Vokrri”

Pas fitores ndaj Qipros në Larnaca, Kombëtarja e Kosovës do të përballet ndaj Greqisë të dielën e 5 qershorit me fillim nga ora 20:45

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll

Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me Greqinë në kuadër të ndeshjes kualifikuese të Ligës së Kombeve.

Dardanët arritën të merrnin tri pikë nga ndeshja me Qipron, pasi fituan me rezultat të pastër 2-0. Nga ana tjetër, grekët triumfuan ndaj Irlandës me rezultat 1-0.

Ndeshja e së dielës shënon herën e pestë të përballjes së këtyre dy kombëtareve.

Federata e Futbollit të Kosovës paralajmëron ndeshjen mes Kosovës dhe Greqisë

Kosova synon që ta marrë fitoren e parë sonte ndaj grekëve, ndërsa mysafirët(grekët) synojnë të mos mposhten në kryeqytetin kosovar, Prishtinë.

Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ pritet të jetë i stërmbushur, pasi tanimë të gjitha biletat për këtë sfidë janë shitur.

Biletat për ndeshjen e sotme janë shitur, andaj pritet që stadiumi “Fadil Vokrri” të jetë i stërmbushur që nga fillimi i ndeshjes, nga ora 20:45.

/PortaliD/

Kosova nis me fitore Ligën e Kombeve

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika