Limaj: S’duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Fatmir Limaj, Nisma

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të rregullta dhe jo atëherë kur dëshiron kryeministri Albin Kurti.

Limaj në “Debat Plus”, tha se Kurti duhet të japë dorëheqje dhe pastaj të shkohet në zgjedhje.

“Jo kur të thotë Albini, nuk jam i gatshëm kur të don Albini. Jep dorëheqje, atëherë po”

“Pa opozitën s’mundet me shpërnda parlamentin. Këto gjëra i di mirë. Politika është profesion nuk është hobi. S’mundet kryeministri, vetëm kishte dhënë dorëheqje dhe kishim shku në zgjedhje”

“Pa opozitën nuk mundet ta shpërndajë parlamentin, kurrë Kosovën s’un e dërgon në zgjedhje pa votat e parlamentit”

Limaj theksoi se tashmë Kosova është në vit zgjedhor dhe se Kurti nuk duhet të vendos kur duhet të shkohet në zgjedhje.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika