Shembet dheu, bllokohet rruga Gjakovë – Klinë (VIDEO)

Rruga Gjakovë – Klinë është bllokuar për shkak të shembjes së dheut.

Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova ka thënë se sasia e dheut të shembur është e madhe dhe se rruga vazhdon të jetë e bllokuar.

“Nga ora 1:00 pas mesnatës Policia është njoftuar se rruga Klinë-Gjakovë, saktësisht në Volljakë, ka shembje dheu. Njësitë kanë dalë aty. Rruga është e bllokuar për qarkullim. Kompania kontraktore për rregullim po bënë përpjekje për ta liruar”, ka thënë Rugova.

Ekipi i RTV Dukagjinit po qëndron në vendin e ngjarjes teksa kanë bërë të ditur se kompania kontraktore për rregullim të rrugës është duke e hequr dheun që u shemb.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika