Arrestohet një person, sulmon një grua të cilën më pas e godet një veturë

"E njëjta dyshohet se ishte goditur aksidentalisht nga një veturë, me ç’rast është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë", thuhet në raportin e policisë

Policia e Kosovës (ilustrim)

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë nga Drenasi nën dyshimin se ka sulmuar një grua.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se viktima pastaj është goditur nga një veturë, me ç’rast është dërguar në QKUK, ku tashmë është jashtë rrezikut për jetë.

Rasti është cilësuar si “Shtytje dhe ndihmë në vetëvrasje” teksa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ishte fjalosur e më pas dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. E njëjta dyshohet se ishte goditur aksidentalisht nga një veturë, me ç’rast është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika