Policia hyn sërish në Bankën Postare Kursimore në veri

"Kemi hyrë sërish sot për një kasafortë që nuk ka pasur çelës në aksionin paraprak. Aksioni përfundoi pa incidente", ka deklaruar Elshani

Foto: Kossev

Pas mbylljes së gjashtë njësive të Bankës Postare Kursimore në veri të Kosovës, policia sot ka hyrë sërish në zyrat e njërës prej këtyre selive në Mitrovicë të Veriut.

Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëvendësdrejtori i Policisë në rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se ndërhyrja ka të bëjë me një kasafortë për të cilën nuk ka pasur çelës në aksionin paraprak.

Ai tha se aksioni ka përfunduar pa incidente.

“Kemi hyrë sërish sot për një kasafortë që nuk ka pasur çelës në aksionin paraprak. Aksioni përfundoi pa incidente”, ka deklaruar Elshani.

Më 20 maj, Policia e Kosovës mbylli gjashtë objekte të institucioneve financiare të Serbisë në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe.

Gjatë aksionit, policia tha se konfiskoi në total mbi 2.2 milionë euro – në mesin e tyre edhe dinarë, franga dhe dollarë amerikanë e australianë.

Aksioni u zhvillua pak ditë pasi Banka Qendrore e Kosovës bëri të ditur se periudha transitore për zbatimin e rregullores së saj, që e ndalon përdorimin e dinarit serb në Kosovë, ka skaduar.

Ndaj aksionit reaguan ndërkombëtarët që e cilësuan veprimin si “përshkallëzues të tensioneve”, teksa qeveria u shpreh se çdo veprim ka qenë i bazuar mbi ligjshmërinë.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika