Gecaj nuk e përjashton si mundësi spiunazhin: Serbia s’i ka ndërprerë angazhimet e tilla

Hysen Gecaj, ish-ushtarak, teksa ka folur për dyshimet për spiunazh pas arrestimit të një personi në Leposaviq, ka thënë se Serbia nuk i ka ndërprerë angazhimet e tilla

Hysen Gecaj, ish-ushtarak, teksa ka folur për dyshimet për spiunazh pas arrestimit të një personi në Leposaviq, ka thënë se ndonëse nuk është sqaruar krejtësisht kjo çështje, megjithatë nuk e përjashton si mundësi.

Në emisionin “Five” në RTV Dukagjini, Gecaj ka thënë se Serbia nuk i ka ndërprerë angazhimet e tilla.

“Nuk është e sqaruar deri në fund, por nuk përjashtohet si mundësi çështja e spiunazhit, e dimë në përgjithësi çfarë është situata në veri dhe sigurisht Serbia nuk i ka ndërprerë asnjëherë angazhimet e tilla dhe nuk i ndërpret… Policia po e bën një punë të mirë profesionale, por gjithsesi puna e policisë është vetëm një segment i asaj që Kosova duhet ta bëjë në atë pjesë të saj”, tha ai.

Sipas Gecajt, zbulimi i veprimtarive si spiunazhi është tepër i rëndësishëm, sepse siç thekson ai, kjo parandalon shumë veprimtari të tjera që mund të ndodhin në Kosovë.

Kur pyetet se a beson që Kosova ka kapacitetet e nevojshme për t’i zbuluar këto veprimtari, Gecaj e pohon një gjë të tillë.

Ai thotë se e rëndësishme është efikasiteti i tyre dhe jo vetëm prania.

“Kur flasim se a i ka ato mekanizma që i duhen, i ka por sa janë efikase kjo nuk mund të thuhet në mënyrë eksplicite, sepse gjërat e tilla ndodhin edhe në shtete e tjera që kanë kapacitete shumë të zhvilluara, dhe ka raste kur kanë kësi lëshime dhe kjo sigurisht ndodh edhe me ne. Kur flasim për mekanizmat brenda për brenda KFOR-it të cilët veprojnë në bazë të rregulloreve që i kanë… këto gjëra pamundësohen në një shkallë të madhe pothuajse mbi 90 për qind, por gjithmonë ka një mundësi të vogël. Në aspektin e sigurisë, sigurisht që ministri bart një përgjegjësi për të gjitha këto çështje. Duhet të gjejë një formë, një mënyrë që të japë një përgjigje”, tha ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika