Mjeke pa licenca, ilaçe pa banderolë, aktakuzë ndaj dy serbeve

Nën logon e organizatës “Qendra për Paqe dhe Tolerancë”, mu në qendër të Prishtinës, në një zyrë në Stacionin Policor, për mbi 20 vite janë ofruar shërbime shëndetësore nga punonjëse që paraqiteshin si mjeke dhe ofronin edhe barna apo ilaçe pa banderolë. Këto janë të dhënat që Departamentit për krime të rënda i ka dërguar në Gjykatë, bashkë me aktakuzën e ngritur

Departamentit për krime të rënda i janë dashur fiks katër muaj për të përfunduar hetimet për veprimtarinë e zyrës brenda stacionit policor në Prishtinë.

Në zyrën e cila për mbi 20 vjet kishte funksionuar ilegalisht, e ishte mbyllur më 31 janar, punonin afër dhjetë punëtore, e ndaj dy prej tyre Prokuroria Themelore tashmë ka ngritur aktakuzë.

“Konkretisht departamenti i krimeve të rënda, ka përfunduar hetimet sa i përket kësaj çështjeje penale dhe pas grumbullimit të provave ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurave të cilat dyshohen sek anë kryer dy vepra penale. Atë të ushtrimit të ushtrimit të veprimtarisë së kundërligjshme mjekësore dhe të prodhimit dhe shpërndarjes së produkteve të dëmshme mjekësore,” ka deklaruar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

Punonjëset janë personat me inicialet, N.P. dhe E.I.

Sipas aktakuzës dy punonjëset që i përkasin nacionaliteti serbë, duke u paraqitur si anëtare të një OJQ-je dhe si mjeke, kanë ofruar shërbime dhe trajtime mjekësore pa qenë të licencuara dhe të autorizuara nga institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës.

Për shërbimet që kanë kryer në Kosovës ato janë paguar nga Serbia, rroga shkonte deri në 1.700 euro.

Përpos që kanë punuar ilegalisht sipas Prokurorisë ta pandehurave u janë gjetur në posedim barna dhe produkte mjekësore pa banderola të Republikës së Kosovës dhe pa prejardhje. Me këto veprime thuhet se ato kanë rrezikuar jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Zëdhënësja e Prokurorisë tregon se Prokurori i ka propozuar Gjykatës që kjo sasi e barnave dhe produkteve mjekësore të konfiskohen dhe të asgjësohen në bazë të procedurave ligjore.

Kjo zyrë funksiononte nën llogon e një organizatës “Qendra për Paqe dhe Tolerancë”, dhe punëtoret pretendonin se janë staf shëndetësor i spitalit kryesor të Graçanicës.

Shija e redaktorit

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Dita e dytë e Grupit “EEPG” në Pejë, flitet për...

Dita e dytë në hotelin “Dukagjini” në Pejë ku janë mbledhur botues dhe ekspertë të fushës së arsimit nga vende të ndryshme të Evropës,...

BOTUESIT EVROPIANË NË KOSOVË: “DUKAGJINI” DHE EEPG-JA ME DISKUTIM SHKENCOR...

Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim (EEPG), në bashkëpunim me shtëpinë botuese "Dukagjini", po organizon eventin: "TEACHING TOGETHER: EMPOWERING EDUCATORS AND ELEVATING PUBLISHER'S ROLE...

Të fundit nga rubrika