Qeveria fton qytetarët e komunave në veri për regjistrim në Zyrat e Punësimit

Qeveria e Kosovës ka ftuar të gjithë punëdhënësit dhe punëkërkuesit në katër komunat të regjistrohen në Zyret e Punësimit në komunat e tyre për të aplikuar për masën e punësimit për qytetarët e këtyre katër komunave

Qeveria e Kosovës ka ftuar të gjithë punëdhënësit dhe punëkërkuesit në komunat e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit të regjistrohen në Zyret e Punësimit në komunat e tyre për të aplikuar për masën e punësimit për qytetarët e këtyre katër komunave.

Masa ofron mundësinë e subvencionimit të 70% të pagës së punëtorëve të angazhuar për një periudhë prej gjashtë muajsh.

Udhëheqës i Zyrës së Punësimit në Komunën e Leposaviqit, Dragan Leseviq, ka thënë se në shkurt të këtij viti, Qeveria e Kosovës ka lansuar masën e punësimit për qytetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.

“Dua të inkurajoj bizneset që operojnë në këto katër komuna të regjistrohen në Zyrën e Punësimit në komunën e tyre në mënyrë që të përfitojnë nga kjo masë. Për t’u regjistruar, përfaqësuesit e bizneseve duhet të dorëzojnë një kopje të certifikatës së biznesit ose organizatës joqeveritare, si dhe kopjen e letërnjoftimit të pronarit apo pronarëve…”, tha ai.

Shija e redaktorit

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Të fundit nga rubrika