Punëtorët e Samsung në Korenë e Jugut hyjnë në grevë për herë të parë

Një sindikatë e punëtorëve, që përfaqëson dhjetëra mijëra punëtorë në Samsung Electronics në Korenë e Jugut, doli në grevë të premten, duke shënuar daljen e parë të tillë në historinë 55-vjeçare të gjigantit të smartfonëve dhe të prodhimit të çipave

Anëtarët e sindikatës në Samsung Electronics u mblodhën jashtë ndërtesës së kompanisë në Seul më 7 qershor 2024, derisa punëtorët organizuan grevën e tyre të parë ndonjëherë, AFP.

Punëtorët e një ndër kompanive më të mëdha teknologjike në botë, Samsung Electronics në Korenë e Jugut, kanë filluar grevën e tyre të parë ndonjëherë të premten.

Negociatat për pagat e punëtorëve kanë qenë në vazhdim me sindikatat që nga janari, por nuk ka pasur përparim në arritjen e një marrëveshjeje.

“Greva e parë në Samsung Electronics po ndodh sot, me punëtorë që marrin pushime, dhe duket që shumë prej tyre janë të përfshirë”, ka thënë Son Woo-mok, një drejtues i sindikatës së punëtorëve.

Megjithatë, kompania ka deklaruar se ky veprim nuk do të ndikojë në prodhim dhe operacionet e tjera të biznesit.

Samsung Electronics është një prej liderëve në prodhimin e pajisjeve të mençura, duke përfshirë telefonat celularë, dhe një ndër pak prodhuesit e çipeve teknologjike që përdoren për funksione të ndryshme.

Rreth 10 punëtorë u paraqitën para zyrave të Samsung në Seul të premten, duke shprehur shqetësimet e tyre për pagën.

Disa prej tyre bërtitën: “Respektoni punën tonë. Ne nuk kërkojmë një rritje prej 6.5% ose një bonus prej 200%”.

Samsung Electronics është pjesë e konglomeratit Samsung Group, i cili është një faktor kyç në ekonominë e Koresë së Jugut, një nga ekonomitë më të mëdha në Azi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika