Policia e Shqipërisë dhe e Kosovës me shërbime të përbashkëta të patrullimit rrugor

Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi që të organizojnë shërbime të përbashkëta të policimit rrugor në territorin e Republikës së Shqipërisë gjatë periudhës qershor-shtator 2024.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, shërbimet e përbashkëta të patrullimit do të mbështeten në Memorandumin e Bashkëpunimit, të firmosur në Tiranë nga drejtuesit e dy policive.

“Memorandumi i Bashkëpunimit thekson rëndësinë dhe nevojën e bashkëpunimit mes dy agjencive policore në fushën e trafikut rrugor, për parandalimin e shkeljeve dhe rritjen e sigurisë rrugore. Ai vjen si rrjedhojë e faktit se, gjatë periudhës qershor–shtator 2024, ka një rritje të ndjeshme të numrit të shtetasve nga Kosova, të cilët vijnë për pushime në zonat turistike të Shqipërisë, si dhe një numër mjetesh rrugore të Kosovës që qarkullojnë në akset kryesore rrugore që lidhin të dy vendet”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se në bazë të Memorandumit do të intensifikohen marrëdhëniet dhe do të forcohet bashkëpunimi midis policive, nëpërmjet planifikimit dhe zbatimit të planeve dhe masave të përbashkëta.

Bashkëpunimi konkret do të ketë si qëllim:

  • Parandalimin e shkeljeve administrative në fushën e trafikut rrugor;
  • Uljen e numrit të ngjarjeve rrugore dhe zbatimin me rigorozitet të legjislacionit rrugor;
  • Krijimin e një mjedisi më të sigurt për të gjithë qytetarët dhe përdoruesit e rrugës, që qarkullojnë në akset rrugore që lidhin dy vendet.

Në Memorandum përcaktohet:

  • Aplikimi dhe shkëmbimi i praktikave më të mira të policimit rrugor;
  • Kryerja e shërbimeve policore për disiplinimin e lëvizjes së përdoruesve të rrugës dhe parandalimin e aksidenteve rrugore;
  • Rritja e parametrave të sigurisë rrugore për përdoruesit e rrugës;
  • Rregullimi i trafikut rrugor dhe aplikimi i sanksioneve administrative, për ndëshkimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjatë firmosjes së Memorandumit të Bashkëpunimit, drejtuesit e të dy policive theksuan se, “eksperiencat e viteve të shkuara në zbatimin e shërbimeve të përbashkëta të patrullimit rrugor kanë qenë pozitive dhe do të shërbejnë si bazë për bashkëveprimin gjatë muajve të ardhshëm”.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika