Krasniqi në konferencën për kriptovaluta: Kosova mundet dhe duhet të dalë në ballë të inovacionit digjital

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka marrë pjesë në hapjen e Konferencës “BlockTalk Prishtina”, e cila po organizohet nga komuniteti shqiptar për kriptovaluta.

Gjatë kësaj konference, Krasniqi pati rastin të flasë mbi inovacionin digjital dhe rolin e kriptovalutave në të ardhmen.

“Konferenca si kjo, janë platforma të shkëlqyera diskutimi dhe vetëdijesimi, pasi që potenciali i teknologjive të reja digjitale e financiare për të ndryshuar paradigmat ekzistuese dhe për të transformuar të ardhmen tonë është jashtëzakonisht i madh” ka thënë Krasniqi.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Kënaqësi e veçantë që, sot, në hapjen e Konferencës “BlockTalk Prishtina”, e para e këtij lloji e organizuar nga komuniteti Crypto Albanians, të flisja për teknologjitë e reja, inovacionin digjital dhe rolin e blockchain dhe kriptovalutave në të ardhmen tonë.

Konferenca si kjo, janë platforma të shkëlqyera diskutimi dhe vetëdijesimi, pasi që potenciali i teknologjive të reja digjitale e financiare për të ndryshuar paradigmat ekzistuese dhe për të transformuar të ardhmen tonë është jashtëzakonisht i madh.

Gjithmonë kam besuar dhe besoj fort se Kosova mundet dhe duhet të jetë ndër vendet që dalin në ballë të inovacionit digjital në rajonin tonë, duke utilizuar potencialin e madh të rinisë sonë dhe përvojën tashmë ekzistuese në këto fusha.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika