Theren me thikë dy persona në Skenderaj, arrestohet i dyshuari

Dy persona në Skenderaj janë therur me thikë të enjten, ndërsa Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Një burrë i dyshuar është arrestuar në Skenderaj, pasi ka therur me thikë dy persona të tjerë.

Sipas njoftimit të policisë, rasti kishte ndodhur shkak i një mosmarrëveshjeje.

“Skenderaj / 25.07.2024 – 00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi pas një mosmarrëveshjeje ka therur me thikë dy viktimat meshkuj kosovarë. Viktimat janë dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika