Gazetari i RTSH-së, Ervin Baku tregon arsyet pse u paraqit në lidhje direkte me fanellën e Serbisë

Ervin Baku, gazetari i sportit i Radio Televizionit Shqiptar i cili u paraqit në një lidhje direkte në Shqipëri i veshur me fanellën e Serbisë ka arsyetuar veprimin e tij duke thënë se këtë paraqitje nuk e ka bërë me ndonjë qëllim.

Në emisionin “Rreth e Rrotull” ai ka kërkuar falje për këtë veprim të tij duke thënë se sportin e ndan nga politika.

“Unë jam njeri i sportit, është fanellë që e vesha pasi ishte dhuratë nga trajneri i volejbollit të femrave të Serbisë që zhvilloi kampionati balllkanik në Tiranë muajin e kaluar. Skisha as një paramendim dhe prapamendim, unë patriotizmin tim e kam vërtetuar shumë herë, e kam quar flamurin të Shqipërisë në Beograd dhe në Strumica të Maqedonisë. “Çështjen Çame” në Parlamentin Evropian e kam ngritur unë për herë të parë në vitin 2006 në Strasburg”, ka deklaruar Baku.

Sipas Bakut, sporti është paqe e jo luftë.

“Sporti është paqe, nuk është luftë. Serbia duhet të kërkojë falje Kosovës për krimet cnjerëzore… Nuk e bëj për të dukur, ka qenë thjesht sport, ka qenë një fanellë sporti. E ndaj sportin nga politika. Unë i kërkoj ndjesë cdonjërit dhe cdonjërës, nuk kam bërë asgjë me qëllim. Ka qenë në kuadrin e sportit. Për mua sporti bashkon dhe ndërton ura”, ka vijuar ai.

Ndryshe, gazetari i sportit i RTSH-së, Ervin Baku ka nxitur reagime të shumta, pas një paraqitje të tij në një lidhje direkte në Euronwes Albania, i veshur me fanellën e Serbisë.

Menjëherë pas inkuadrimit në lidhje direkte, gazetari Thimi Samarxhiu e pyeti nëse kjo është një provokim, por ai mohoi të jetë një gjë e tillë.

“Baku, provokim apo jo bluza që ke veshur?”, ishte pyetja drejtuar nga Samarxhiu.

Gazetari i sportit Baku u mundua të arsyetojë këtë veprim, duke thënë se ai është një njeri që përpiqet të ndërtojë ura e jo të prishë ura.

 

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika