Kosova U18 mposhtet nga Egjipti, nesër e luan ndeshjen e fundit në Botëror

FOTO:IHF

Hendbollistet e Kosovës U18 janë mposhtur nga Egjipti në kuadër të garës për plasman (21-24) në Kampionatin Botëror në Chuzhou të Kinës.

Të enjten herët në mëngjes, Kosova U18 pësoi me rezultat 29:22. Dallimi u bë në pjesën e parë të cilën Egjipti e fitoi 14:8.

Më efikasja te Kosova ishte Arjeta Imeraj me shtatë gola. Gjashtë i shënoi Diona Dreshaj, ndërsa me tri gola takimin e përfundoi Orgesa Gola.
Pas dy fazave grupore, vajzat tona po garojnë për plasman nga pozitat prej 21 deri në pozitën e 24.

Të premten herët në mëngjes, Kosova U18 luan ndaj Nigerisë për vendin e 23-të.

Ndërkohë për vendin e 21-të luajnë Taipei Kinez dhe Egjipti.

Ndeshja e nesërme me Nigerinë është e fundit për Kosovën në Botërorin në Kinë.

Të kujtojmë që për herë të parë një Kombëtare e Kosovës në konkurrencë të sportisteve në sportet ekipore është kualifikuar dhe po paraqitet në Kampionat Botëror./Telegrafi

Shija e redaktorit

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Presidentja Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri 2026: Kosova...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimin e saj për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e reflektimit për vitin...

Të fundit nga rubrika