Shënohet 25-vjetori i themelimit të Doganës së Kosovës

Sot në një ceremoni të organizuar Dogana e Kosovës shënoi 25-vjetorin e themelimit.

Kjo ngjarje shënoi një moment historik për Doganën, duke reflektuar “mbi arritjet e saj gjatë këtyre 25 viteve në shërbim të vendit dhe qytetarëve të Kosovës”.

Në këtë ceremoni mori pjesë ministri i Financave, Hekuran Murati, ministrja Rozeta Hajdari, ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq dhe Ambasadori i Britanisë së madhe, Jonathan Hargreaves e përfaqësues të institucioneve, komunitetit të biznesit dhe zyrës së BE-së.

Në një fjalë rasti, Drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu shprehu krenarinë e tij për arritjet e këtij institucioni.

“Ky përvjetor është një dëshmi e përkushtimit dhe qëndresës së të gjithë atyre që kanë shërbyer në Doganën e Kosovës gjatë këtyre 25 viteve. Pavarësisht sfidave që kemi përballuar, ne kemi dalë më të fortë, më efikas dhe më të përkushtuar për të mbrojtur interesat e vendit tonë. Suksesi ynë ndahet me çdo qytetar të Kosovës, sepse për ta kemi punuar pa ndalur për të mbrojtur sundimin e ligjit dhe për të siguruar mirëqenien e shoqërisë sonë”, është shprehur Llugaliu.

Ndërsa kryeministri i vendit, Albin Kurti në letrën dërguar Doganës për 25-vjetorin  ka theksuar rëndësinë e këtij institucioni në zhvillimin e vendit.

“Kryeministri vlerësoi përkushtimin në luftën kundër korrupsionit, thjeshtëzimin e procedurave doganore dhe angazhimin e palodhur të punonjësve të Doganës, të cilat kanë bërë të mundur arritjen e një rekordi historik në mbledhjen e të hyrave për shtatë mujorin e parë të këtij viti. Ai përmendi gjithashtu përpjekjet për vendosjen e ligjit në veri të Kosovës dhe rëndësinë e përkujdesjes për të ardhmen e Doganës, duke përfunduar me zotimin e tij për të vijuar me përkrahjen e parezervë ndaj Doganës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Fjalim pati edhe nga ministri Murati.

Murati, në fjalën e tij, u shpreh se qeveria njeh sfidat përmes të cilave ka kaluar Dogana e Kosovës dhe se kanë punuar fort për ta mbështetur atë në misionin e saj.

“Ministri falënderoi Drejtorin e Përgjithshëm dhe stafin e Doganës për arritjet e jashtëzakonshme, duke theksuar rëndësinë që qeveria i jep lehtësirave tregtare, veçanërisht për prodhuesit vendorë. Ministri gjithashtu falenderoj stafin e Doganës së Kosovës për angazhimet e rëndësishme në vendosjen e rendit dhe kigjit në veriun e Kosovës, si dhe shprehu gjithashtu përkushtimin për të mbështetur Doganën në objektivat e saj për përparim dhe zhvillim të mëtejshëm”, thuhet tutje në njoftimin e doganës.

Gjatë ceremonisë u transmetua edhe një prezantim i veçantë që përmbledhte momentet kyçe të historisë së Doganës së Kosovës, sfidat dhe sukseset ndër vite.

Dogana e Kosovës ka falënderuar Qeverinë dhe partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen e dhënë në zhvillimin e vendit.

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika