Osmani: Nuk e kam ftuar në takime Martin Berishajn kur kam qenë në Kroaci

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për “Kallxo Përnime”, ka folur për rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili më 2022 u përfol në mediat sllovene nën dyshimin se ka transferuar rreth 600 mijë euro te një kompani private në Mal të Zi.

Osmani deklaroi se nuk e ka ftuar ambasadorin Berishaj gjatë vizitës së fundit që ka zhvilluar në Kroaci.

“Nuk kam pasur komunikim me të, nuk e kam takuar. Nuk ka qenë me mua në vizitën e fundit (në Kroaci). Sepse kështu kam vendosur. Nuk ka pasur nevojë sepse e kam pasur stafin tim, dhe mendoj që ka shumë gjëra që duhet të sqarohen për të mirën e të gjithëve dhe për të mirën e imazhit të politikës së jashtme të Kosovës”- u shpreh Osmani.

Ajo tha se në raste të tilla, sipas saj, më e mira është që ai të largohej vetë nga pozita.

Madje Osmani tha se ketë gjë e ka kërkuar edhe në takimet e përbashkëta me Ministrinë e Punë të Jashtme.

“Unë dëshiroj që institucionet e drejtësisë të japin fjalën e vet dhe më e mira në raste të tilla dhe më e mira do ishte që derisa të kryheshin procedura të tilla ai të largohej nga ajo pozitë. Nuk mundet presidentja me shkarku dikë krye më vete sepse është procedurë. Unë në disa raste kam kërku që në qoftë se kjo çështje nuk sqarohet do të ishte më mirë që ai me u tërheqë vet. Në takime të përbashkët që i kemi bërë, kryesisht Ministrisë së Jashtme”- u shpreh ajo.

Presidentja ka thënë se kur ka ndodh rasti ka kërku nga MPJD raporte lidhur me pastërtinë e akuzave që i janë bërë.

“Në momentin e parë kam kërku nga Ministria e punëve të jashtme ta thirr në raportim dhe të kërkoj dëshmi me shkrim lidhur me pastërtinë ndaj akuzave që janë bërë. Mua më është përcjell nga MPJD që i ka dërgu dëshmitë jo vetëm ambasadori por edhe Sllovenia dhe Kroacia kanë dërgu dëshmi atje. Po ju tregoj çka më është thënë”- ka shtuar tutje Osmani.

Më 29.03.2024, Ambasadori Martin Berishaj ka përfunduar intervistimin e tij në Prokurorinë Speciale pas disa ore qëndrim brenda. Berishaj po dyshohet për 3 vepra të ndryshme penale./Kallxo.com

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika