SBASHK apel mësimdhënësve të Arsimit Parauniversitar: Mos nënshkruani kontrata të reja të punës

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës u ka bërë thirrje mësimdhënësve të Arsimit Parauniversitar që të mos nënshkruajnë kontratat e reja të punës.

Sipas SBASHK, ato që kanë në dorë janë më të pafavorshme se kontratat aktuale dhe nuk janë në përputhje me Udhëzimin Administrativ të vitit 2015.

“Versionet që po qarkullojnë e që i posedon SBASHK-u janë më të pafavorshme se kontratat ekzistuese dhe nuk janë në përputhshmëri me UA10/2015 për kontratat e punës për mësimdhënësit e Arsimit Parauniversitar. Prandaj kërkojmë nga komunat që të ndalin presionin ndaj mësimdhënësve për nënshkrimin e këtyre farë versioneve të kontratave të punës që po qarkullojnë. Po ashtu, apelojmë te anëtarësia që kanë kontrata në kohë të pacaktuar të mos i nënshkruajnë këto farë versione të kontratave të punës edhe përkundër presioneve që mund t’i kenë nga punëdhënësit”, thuhet në apelin e SBASHK.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika