Goran Rakiq sulmohet në veri, i dyshuar Goran Vuçeviq

Dyshohet se rreth orës 02:30 të mëngjesit është rrahur brutalisht ish-kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.

Burimet e Dukagjinit bëjnë të ditur se Rakiq është sulmuar nga një grup personash në krye me Goran Vuçeviq, tani i dyshuar kryesor për këtë sulm.

Goran Vuçeviq

Në bazë të informacioneve të Dukagjinit, Goran Vuçeviq është vëllau i Vladimir Vuçeviq i cili është pjesëmarrës në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit kundër policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë Afrim Bunjaku tani hero i Kosovës.

Vladimir Vuçeviq

Burimet thënë se Rakiq është rrahur keq në kafiterin e Goran Vuçeviqit.

Kafiteria e Goran Vuçeviq ku dyshohet së u rrah Goran Rakiq

Pas ngjarjes, Policia e Kosovës ka shkuar në banesën e Rakiqit, ku është gjetur i rrahur keq por që ai ka thënë se ”është rrëzuar’’.

Gjithashtu, burimet tregojnë se Rakiq ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ku edhe është regjistruar, por dyshohet se ka pasur përpjekje për të fshirë rastin nga regjistri mjekësor.

Lidhur me këtë rast, Goran Vuçeviq së bashku me pjesëmarrësit e tjerë është i dyshuar për rrahjen e Rakiqit.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe eksperti i sigurisë, Agim Musliu në rrjetin social X.

Ai ka thënë se Rakiq është rrahur nga miqtë e tij dhe se po trajtohej në fshehtësi. Për këtë ngjarje Musliu ka shtuar tutje se do të bëhen përpjekje që sulmi të paraqitet si sulm i shqiptarëve ndaj Rakiqit.

”Ish-kryetari i Listës #Srpska, Goran Rakiq është rrahur mbrëmë në Mitrovicë, në pjesën veriore me shumicë serbe. Ndonëse ishte rrahur nga miqtë e tij, kriminelët dhe terroristët e Vuçiqit dhe Radoiçiqit, ai trajtohej në fshehtësi. Me siguri ky rast do të paraqitej si sulm i shqiptarëve duke përhapur dezinformata kudo”, ka shkruar Musliu.

Dukagjini ka kontaktuar edhe me policinë e Kosovës lidhur me këtë rast ku kanë thënë se nuk mund të konfirmojnë rastin.

”Nuk mund ta konfirmojmë një gjë të tillë. Së paku ne nuk kemi ankesë”, ka thënë zëdhënësi i policisë për veriun e Kosovës, Veton Elshani.

Ai është pyetur se a e ka vizituar policia Rakiqin, por i njëjti ka thënë se s’ka me thënë asgjë më shumë.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika