Miratohet rishikimi buxhetor në seancën e Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës

Në seancës e së enjtes së 23 qershorit, në Kuvendin e Kosovës, është miratuar projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e vitit 2022.

Për këtë projektligj, kanë votuar pro 65 deputetë, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Me këtë rishikim, buxhetit i shtohen edhe mbi 150 milionë euro.

Nga seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, pritet të hidhen në votim disa pika që nuk janë miratuar në seancat e kaluara.

Ndërsa, në rend dite është edhe shqyrtimi i parë i projektligjit për tërheqjen e 30 përqindëshit nga Trusti për të cilin ka pasur reagime e diskutime të shumta.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika