Një i vdekur në një vetaksident në dalje të autostradës së Prizrenit

Foto ilustrim

Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër ka pësuar lëndime nga një vetaksident në dalje të autostradës në jug të Prizrenit.

Siç thuhet në njoftimin e PK-së, aksidenti ka ndodhur në orët e vona të së mërkurës.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Autostrada Ibrahim Rugova, Dalja Prizren Jug 12.02.2025 – 22:25.  Si pasojë e një vet-aksidenti trafiku, ka humbur jetën drejtuesi i veturës së përfshirë në aksident (mashkull kosovar), si dhe lëndime të rënda ka pësuar një person tjetër. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika