Kajtazi: Largimi i ushtarëve amerikanë është shqetësuese, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi, ka komentuar raportimin e gazetës gjermane “Bild” se Italia po përgatitet për një tërheqje të mundshme të trupave amerikane nga Kosova.

Sipas tij, shqetësimi kryesor nuk duhet të jetë largimi i ushtarëve amerikanë nga Bondsteeli, por raportet politike mes Kosovës dhe SHBA-së.

“Gazeta ‘Bild’ është një gazetë prestigjioze dhe sigurisht ka burime, dhe ne duhet të shqetësohemi. Që nga viti 2000, e gjithë politika serbe dhe shërbimet inteligjente kanë punuar që kjo të ndodhë. Por nuk duhet të shqetësohemi aq për tërheqjen e trupave, sa për raportet politike. Nëse marrëdhëniet janë të mira mes dy shteteve, prania e ushtarëve nuk ka ndonjë rëndësi të madhe,” ka deklaruar Kajtazi në emisionin FIVE.

Ai ka theksuar se Kosova është nën sanksione nga BE-ja dhe SHBA-ja dhe se qeveria nuk ka arritur ta finalizojë procesin me Serbinë në administratën Biden.

“Por ajo që e dimë se  ne jemi në sanksione që katër vjet nga BE-ja dhe nga SHBA-ja, kjo është shqetësuese kjo qeveri nuk k arritur që ta finalizojë procesin me Serbinë në administratën Biden, është mënjanuar edhe ajo letra e fundit e Biden para se të linte presidencën. U pa që është shkruar për zgjedhjen e problemit, gjatë katër vjetëve njohja reciproke është mënjanuar nga fjalori politik edhe i BE-se edhe nga SHBA-ja. Mendoj se nuk qëndrojmë mirë, në raport me ta”, ka deklaruar Kajtazi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika