Rama mbledh liderët perëndimorë për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në

Për të mundësuar sa më shpejt hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mbledh liderët perëndimorë për të diskutuar mbi këtë çështje

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë dhe presidenti bullgar,Rumen Radev

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po bën çdo gjë për të mundësuar hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, pasi ai ka bërë bashkë të gjithë liderët perëndimorë për të diskutuar mbi këtë çështje.

Së pari, Rama është parë me presidentin bullgar, Rumen Radev, shteti i të cilit vetëm një javë më parë votoi më në fund pro heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut. Kjo veto bllokonte edhe procesin për Shqipërinë.

Duke qenë se pengesa e vetos nuk është më e pranishme, fjala i takon Maqedonisë së Veriut, për të pranuar propozimin e presidentit francez, Emmanuel Macron rreth hapjes së negociatave.

Për këtë arsye, Rama ka shkuar të flasë me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, të cilin Rama “e ka marrë me vete”, për të shkuar më pas te vetë Macron dhe te kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë dhe liderët perëndimorë

Kryeministri Rama, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka kryqëzuar gishtat me thënien ‘’Mbase sot lajmi i mirë’’.

E nëse vërtet do të ndodhë hapja e negociatave, mbetet për t’u parë.

Mblidhet samiti i NATO-s për mbrojtje dhe ndihmë ndaj Ukrainës

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika