Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka arrestuar të dyshuarin L.A. për veprën penale “Falsifikimi i Parasë”.
Sipas njoftimit, gjatë kontrollit janë sekuestruar 4,796.40 euro para të falsifikuara, si dhe materiale të ndryshme që lidhen me këtë veprim, përfshirë 123 fletë me kartëmonedha të fotokopjuara, 12 fletë të prera, dhe një telefon iPhone.
Në total janë konfiskuar:
– 123 fletë formati A4 ku janë të fotokopjuara kartëmonedha prej 10 € dhe 20 €;
– 12 fletë A4 të prera pasi janë prerë kartëmonedhat;
– 1 telefon iPhone;
– 2 x 100€ = 200 €
– 108 x 20€ = 2,160 €
– 40 x 10€ = 400 €
– 23 x 50€ = 1,150 €
– 4 x 100€ = 400 €
– 5 x 50€ = 250 €
– 5 x 20€ = 100 €
– 7 x 10€ = 70 €
– 11 x 5€ = 55 €
Ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa Prokurori i shtetit brenda afatit ligjor do të kërkojë paraburgimin e tij.
Prokuroria thekson se do të vazhdojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik, duke ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për parandalimin dhe ndëshkimin e këtyre veprave.