Diogo Jota, sulmuesi i njohur i klubit Liverpool dhe kombëtares së Portugalisë, ka ndërruar jetë tragjikisht në një aksident trafiku.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në autostradën pranë Zamorës, në afërsi të qytetit Palacios de Sanabria në Spanjë.
Sipas raportimeve nga mediumi spanjoll Marca, Jota po udhëtonte së bashku me vëllain e tij, Andre Jota, 26 vjeç, i cili gjithashtu humbi jetën në këtë aksident.
Makina në të cilën udhëtonin u përfshi nga flakët pas përplasjes.
Diogo Jota, i lindur në Porto, filloi karrierën e tij në futboll në ekipet e të rinjve, më pas u transferua te Atletico Madrid në vitin 2016.
Pas një periudhe te Wolverhampton, ai iu bashkua Liverpoolit, ku arriti të bëhej një nga lojtarët kyç të skuadrës.
Me kombëtaren e Portugalisë, Jota fitoi Ligën e Kombeve në vitet 2019 dhe 2025.