Arrestimi i Noizyt në Zvicër – Stresi hedh gisht mbi tiktokerin Medi Iseni

Pas lajmit që tronditi opinionin publik për arrestimin e reperit të njohur shqiptar Noizy në Zvicër, ka ardhur një reagim i menjëhershëm nga kolegu i tij dhe rivali i dikurshëm, Stresi.

Ky i fundit ka lënë të kuptohet se pas ndalimit të Noizyt qëndron TikTok-eri Medi Iseni, personi me të cilin të dy reperët kanë pasur konflikte të mëparshme.

Në një postim të drejtpërdrejtë në Instagram, Stresi ka shkruar: “Prej që kemi pasur problemin me ty, unë nuk kam udhëtuar direkt drejt Zvicrës me ‘check me pasaport’ se e kam ditur që ti je e bën denoncime edhe atje”.

Foto: Screenshot/Instagram

Stresi ka shtuar gjithashtu: “Këtë tipin e paskan para 3 – 4 ditëve atje edhe i shkon mendja prapë tek ne. Keni sharë gjysmën e Shqipërisë dhe çka pret? A thua veç me ne ke pasur probleme, pëllumbi i Zvicrës ti”.

Në fund, Stresi e mbyll mesazhin e tij me një mesazh sarkastik dhe të koduar: “Vetëm në mal ëndërr ka me t’u duk deti i Shqipërisë”.

Një frazë që tingëllon si një paralajmërim apo mesazh ironik për TikTok-erin, me domethënie të thellë për realitetin që sipas tij e pret atë jashtë rrjeteve sociale.

Derisa rrethanat e plota të arrestimit të Noizyt ende nuk janë bërë publike nga autoritetet zvicerane, reagimi i Stresit hedh dyshime për një prapavijë personale që mund të ketë ndikuar në ndalimin e reperit. /Telegrafi

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika