Hyrja e “ndaluar” e Agim Ademit në SHBA, “shpërthen” kryetari i FFK-së: S’kom kurrfarë ndalese une

Në darkën zyrtare të organizuar nga FIFA për Kupën e Botës për Klube, që u mbajt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kosova u përfaqësua nga presidentja Vjosa Osmani.

Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani pati ftesë nga Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Megjithatë, i pranishëm nuk ishte kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Ish-avokati i FFK-së, Taulant Hodaj, ka pretenduar se Ademi e ka të ndaluar të udhëtojë në SHBA.

Këtë pretendim të Hodajt, e ka mohuar Ademi në një bisedë telefonike për televizionin Dukagjini.

“Jo bre s’merrna me atë temë. S’janë këto tema, nuk merrna une me bo klikime. S’jom për klikime të thashë. S’kom kurrfarë ndalese une”, ka thënë Ademi.

Ndërkohë, i kontaktuar nga televizioni, Hodaj nuk ka pranuar të flasë më shumë për këtë çështje.

Ai shkurtimisht ka thënë se nuk çka të shtoj ndonjë gjë tjetër për këtë temë, përveç asaj që e ka thënë mbrëmë në televizionin Kanal 10.

“Zotit Ademi nuk i lejohet nga autoritetet amerikane të udhëtoj në SHBA, përkundër shumë përpjekjeve që bën në vazhdimësi për të shkuar atje”, ka thënë Hodaj.

Agim Ademi është kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës që nga viti 2018.

Në vitin 2022, ai e fitoi mandatin e tij të dytë katërvjeçar për të udhëhequr me shtëpinë e futbollit kosovar.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika